Prishet vendimi i “Zhukrit” – PD i rikthehet legjitimiteti. Vula në Uashington

Gjykata e Apelit ka rikthyer për rigjykim çështjen për e Partisë Demokratike. Sipas këtij vendimi çështja do të gjykohet edhe njëherë në shkallën e parë, që do të thotë se aktualisht vula dhe stemae PD i përkasin statutit të PD.

Në mars të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës, njohur si të ligjshëm Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, e po ashtu dhe vendimet e dala nga ky Kuvend, i cili shkarkoi të gjitha strukturat dhe figurat drejtuese të partisë së udhëhequr deri në atë kohë nga zoti Lulzim Basha.

Por ndaj këtij vendimi u bë ankimim nga kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj.

Latest articles

Related articles