E drejta Vonon, por nuk Harron Uashingtoni – REDAKSIONALE

NJë vit pas vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, gjykata e Apelit pranoi kërkesën e PD me drejtues Enkelejd Alibeaj dhe kërkoi rigjykimin në shkallën e parë, diçka që Agron Zhukri nuk e pranoi duke kundërshtuar ligjin. Me gjithë piruetat e përfaqësuesit politik dhe ai ligjor të Foltores, dëshpërimi në fytyrën e tij më shumë se tek vendimi lidhej me pasojat e rënda që ka rruga që ato zgjodhën.

Juristët, madje dhe ato që në media deklaronin se Berisha kishte të drejtë, e pranonin që Agron Zhukri ishte nxituar duke mos pranuar palë Partinë Demokratike pasi ka pasur mbi 2 kërkesa drejtuar atij. Por, në interesin e Foltores dhe njerëzve pas saj fshihej as më shumë e as më pak se sa një konspiracion. Vendimi i Zhukrit u mor disa javë pasi Shtëpia e Lirisë fitoi bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e firmosura nga Presidenti Meta/j (aleat i Berishës). Në këto kushte, kur PD ishte dhe pa një kryetar të zgjedhur (Basha u tërhoq) lëvizja e Berishës ishte për të fituar me legjitimitet atë që ai tentoi ta merrte me dhunë në 8 janar 2022.

Investimi tek “Zhukri” ishte i lidhur pashmangshmërisht me atë që do pasonte më tej, pra Berisha do të vinte në Partinë Demokratike të hutuar nga humbja dhe nga disfata dhe pa një kryetar. Kjo, në këndvështrimin e Berishës, do të kishte lehtësuar marrjen e selisë së PD dhe padyshim logos së saj. Deputetët e Foltores dolën nga komisionet dhe shkuan pranë gjykatës së shkallës së parë duke pritur vendimin e Zhukrit, që e dinin paraprakisht, me bindjen që goditja fatale e skizmës së PD do merrte fund.

Mirëpo, rezistenca që gjetën aty nuk qe e pakët. Po, e vërtetë që grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe kryetari i saj në detyrë (Alibeaj) do të lironte zyrat por njëkohësisht do të dërgonte një ankesë gjykatës së apelit në lidhje me vendimin e Agron Zhukrit. Kësaj rezistence, media e Foltores dhe analistët së bashku me juristët e saj iu vërsulën duke ngritur pretendimin se në fakt vendimi i Zhukrit ishte i pa apelueshëm. Me pak fjalë ato po tentonin të përfitonin nga goditja e demokratëve dhe hutimi i tyre nga humbja.

Sa më shumë kalonte koha, aq më shumë edhe demokratët që kishin qëndruar kundër Berishës nisën të rimarrin veten nga goditja edhe hutimi. Tanimë nisën të rigrupohen dhe ndonëse nuk ofruan zgjidhje për shumë probleme (si fjala vjen emri i një kandidati për president apo emri i avokatit të Popullit) ato mundën të rezistojnë goditjeve të Berishës.

Vendimi i Zhukrit, qe një mundësi për ish kryeministrin e shpallur nongrata, për të marrë nën kontroll Partinë Demokratike. Kështu, nisi një fazë tjetër e krijimit të strukturave paralele ndërsa deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike filluan që të sulmoheshin nga turma të mëdha komentuesish që kërcënonin dhe atakonin mendimet e tyre. Për ta vështirësuar edhe më shumë situatën Berisha organizoi një protestë, atë të 7 korrikut, që në fakt mbeti më e madhja që ai organizoi në këtë periudhë. Synimi? Kërcënimi i grupit parlamentar të PD për t’iu bashkuar atij dhe lëvizjes së tij anti-amerikane.

Një pjesë e deputetëve iu dorëzuan vullnetarisht thirrjeve të tij ndërsa të tjerë u mikluan me kandidime për zgjedhjet e pritshme lokale dhe nisën të marrin drejtimin nga krahu i Foltores.

Siç edhe kuptohet e gjithë lëvizja me Zhukrin do të kishte qenë e suksesshme nëse Berisha do të arrinte të merrte gjithë grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Ata rezistuan edhe përballë akuzave më çnjerëzore dhe më të pamenduara që mund të lëshonte Berisha nga goja e tij apo nga mediat që sponsorizon. Nëse për një moment i gjithë grupi do t’i dorëzohej Doktor Berishës atëherë dhe plani për të goditur PD me zgjedhjet e 6 marsit dhe vendimin e Zhukrit do të funksiononte. Por, grupi dhe demokratët qëndruan.
Kjo, solli dhe dëshpërimin e Berishës kur morri vesh që në 3 mars gjykata morri vendimin kundër Zhukrit. Tanimë, për Sali Berishën mbeten tre mundësi reale; të hyjë në zgjedhje me logon e Partisë së Lirisë, të mos hyjë në zgjedhje apo t’i kërkojë Gazmend Bardhit regjistrimin e kandidatëve të tij me logon e PD-së.

Latest articles

Related articles