Një nga viktimat e 40 vjeçarit Dan Hutra një ditë më parë në Tiranë ishte edhe Etleva Kurti me origjinë nga fshati Gurrë e Vogël në Mat. 32 vjeçarja është përcjellë këtë të enjte në banesën e fundit në fshatin e saj të lindjes.
Ndërkohë familjarët që jetojnë ende këtu shprehen të tronditur dhe kërkojnë ndëshkimin maksimal për 40-vjeçarin. Mehmet Kurti shprehet se e reja ishte një viktimë e paralajmëruar, pas konfliktit që ka patur Dan Hutra me vëllain e Etlevës, Vladimirin në burg.
Ja çfarë thotë ai:“Ngjarja mos i raftë kujt, kjo ngjarje që i ka ra Petrit Kurtit, terezitë e veta se si erdhën tlyjn dy vajza dhe bashkëshorten në Kamëz, të vret një femër në mënyr të pafajshme për arsye, femna lahet me Kanunin e Dukagjinit, kjo që i ka ra Petrit mos i raft kujt, unë vlla e kam, ai sot nuk është në varrim të vajzës së vet, këtë që ka bë Hutra, duhet vr prej këmbësh jo prej fyti. Në Shqipëri ligjet janë duke u bërë sipas interesave të partive politike.”
Dan Hutra me vajzën s’ka pas asnjë lloj marrëdhënie, ka qenë në burg me Vladimir Kurtin janë rraf janë copëtu, djali i kushërinit tim në burg të përjetshëm, i ka thënë se kur të dalë do ta vras tërë familjen, shteti ka fjet gjumë dhe ky shkoi vrau një vajzë 32-vjeçare dhe unë tu punu mas kopshti, janë rraf në burg dhe arriti puna këtu ku arriti.
Fisi Hutra sipas malsis, një femër lahet me 7 meshku, shteti mund tbëj punët e veta po diheni që të tjerët që jetojnë pas atij, sipas Kanunit, pasi këtu nuk ka ligje.”
Nga ana tjetër Mehmeti thotë se kjo ishte një ngjarje e paralajmëruar pasi Dan Hutra ka deklaruar që do t’i vriste gjithë familjen Vladimirit, ndërsa shteti nuk e ka penguar.
40-vjeçari Dan Hutra vrau 3 gra një ditë më parë në Tiranë dhe plagosi 3 të tjera. Ai u arrestua disa orë pas ngjarjes.