Jorida Tabaku, deputete e PD, ngriti sot një dokument në sallën e parlamentit ndërsa kërkonte informacion për një kompani të huaj “Ernst & Young” me të cilën, sipas Tabakut, qeveria shqiptare ka një marrëveshje sekrete.
Këtë fakt Tabaku e tha pasi dëgjoi kryeministrin Rama në kuvend se në një nga darkat e tij në Uashington, ai kishte qenë me një përfaqësues të lartë të kësaj kompanie. E menjëherë Tabaku ngriti pyetjen se ç’donte Rama me këtë funksionar të lartë të kësaj kompanie, në një kohë që disa muaj më parë, që në tetorin 2021, vetë kjo e fundit kishte kërkuar informacione nga qeveria shqiptare, nga Ministria e Financave, që të zbulohej marrëdhënia me këtë kompani.
Ministria e financave dhe ekonomisë, në tetor 2021 i kthen përgjigje zonjës Tabaku për kërkesën e kësaj të fundit, se marrëveshja me “Ernst & Young” nuk mund të jetë publike, pasi është nënshkruar neni i konfidencialitetit mes palëve.
“Ne jemi të detyruar nga detyrimet e rrepta të konfidencialitetit profesional sic parashikohet në nenin 43 të ËPO dhe nenin 57StBerG dhe përvecse na lejohet ndryshe nga kjo marrëveshje asnjë prej nesh nuk mund ti zbulojë palëve të treta përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje ose ndonjë informacion (përvecse Këshillimit Tatimor) të ofruar nga ose në emër të tjetrit që duhet të trajtohet si konfidencial dhe/ose pronarit”, shkruante në kthim përgjigjen për Jorida Tabakun ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ne tetor 2021.
Prakikisht marrëveshja pranohet nga qeveria shqiptare. Por cili është qëllimi i firmës “Ernst & Young” me të cilën ka kontratë qeveria? Sipas sitit zyrtar të kompanisë fusha e punës dhe ekspertizës së saj është e gjerë, që nga stabiliteti i tregjeve e deri tek stabiliteti i qeverive apo financat publike e konsultimi për sektorin publik.
Kompania nxjerr të dhëna për të ndihmuar qeveritë për të transformuar dhe modernizuar sektorët dhe për t’i shërbyer më mirë publikut.
“Punojmë ngushtësisht për të ndërtuar një vend që punon më mirë për njerëzit” shkruan në angazhimet e veta në faqen zyrtare kompania.