Një ngarkesë me 350 kilogramë drogë, rreth 250 kilogramë hashash dhe mbi 100 kilogramë marijuanë, është sekuestruar mbrëmjen e djeshme nga policia në Imperia, Itali.
Kamioni ku ishte fshehur droga drejtohej nga një shqiptar 40-vjeçar.
Mediet italiane bëjnë me dije se patrulla e policisë e ndaloi kamionin për një kontroll rutinë. Por kur vunë re nervozizmin e shqiptarit, filloi kontrolli më i imtësishëm.
Droga u gjet e fshehur nëpër kuti të cilat ishin kamufluar mes moblijeve me të cilat ishte ngarkuar kamioni.