Garda Kufitare e Polonisë: Mbi 10 milionë refugjatë ukrainas kanë kaluar kufirin që nga fillimi i luftës

Numri i refugjatëve që kanë hyrë në Poloni nga Ukraina që nga fillimi i ofensivës ruse vitin e kaluar ka shkuar në mbi 10 milionë.

Në një postim në Twitter, Garda Kufitare e Polonisë rikujtoi se ka pasur migrim intensiv që nga fillimi i luftës Ukrainë-Rusi.

Në postim thuhet se vetëm dje nga Ukraina në Poloni kanë hyrë 20.200 persona.

“Numri i personave që kanë kaluar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës ka arritur në 10 milionë e 137 mijë”, tha Garda Kufitare.

Në postim thuhet se numri i përgjithshëm i ukrainasve që u larguan nga Polonia është 8 milionë e 232 mijë.

Latest articles

Related articles