“Pse dy trenat ishin në një linjë?”/ Informacionet paraprake nga aksidenti tragjik në Greqi

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti tragjik me 36 të vdekur në zonën e Tempes i shkaktuar nga përplasja e rëndë e trenit të pasagjerëve Hellenic dhe atij tregtar, mbrëmjen e djeshme mendohet të jetë gabim njerëzor.

“Protothema” shkruan se pavarësisht qindra milionëve të shpenzuara gjatë 30 viteve të fundit në hekurudhën greke, mungesa e sistemeve moderne të sinjalizimit dhe telekomandimit në të gjithë gjatësinë e aksit hekurudhor Athinë-Selanik vazhdon të bllokojë hekurudhën greke.

Edhe pse është shumë herët për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e tragjedisë fatale, të dhënat e hershme tregojnë se dy trenat janë përplasur kokë më kokë, ndoshta me shpejtësi të madhe. Vlerësohet se mjeshtri i stacionit në Larisa nuk ka rrotulluar çelësat, përmes të cilëve rregullohet mekanikisht kalimi i trenave në kryqëzimet, duke i dërguar dy trenat në të njëjtën linjë.

Duke folur për mediat vendase, presidenti i makinistëve të OSE-së, Kostas Genidounias , tha se nëse do të kishte funksionuar sinjalizimi me dritë, tragjedia mund të ishte shmangur. “Ndodhi që ne kemi bërë thirrje vitet e fundit pasi sistemet elektronike nuk funksionojnë dhe gjithçka bëhet manualisht në aksin Athinë-Selanik. Nëse dritat do të funksiononin, shoferët do të shihnin sinjalet e kuqe dhe do të ndalonin”.

Lidhur me rrethanat e aksidentit, zoti Genidounias, shpjegoi se në pikën ka një linjë të dyfishtë, një tren ngjitet, një zbret, por të dy janë gjetur në të njëjtën linjë!

Vlen të theksohet se probleme në furnizimin me energji elektrike të rrjetit janë paraqitur që pasditen e djeshme pasi është prerë një kabllo në Paleofarsalos , duke shkaktuar vonesa në itinerare.

Për numrin e pasagjerëve dhe problemet me biletat, përfaqësues të Hellenic Train pohojnë se ka një listë të pasagjerëve por në hekurudhë nuk është e detyrueshme emërtimi si në avionë, ndaj një emër mund t’i korrespondojë 4 biletave, mënyrë kjo që e vështirëson identifikimin e viktimave.

Latest articles

Related articles