Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka shprehur ngushëllimet e tij për tragjedinë në Greqi që la pas 36 viktima.
“Unë, Partia Demokratike dhe gjithë populli shqiptar është sot në solidaritet të plotë me qeverinë dhe popullin grek. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim sa më të shpejtë të plagosurve,” – shkroi Alibeaj në Twitter.
Një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë, duke lënë të vdekur 36 persona, ndërsa të paktën 85 janë plagosur.