Prokurorët francezë kanë nisur hetimet për një përdhunim të dyshuar nga mbrojtësi i Marokut Achraf Hakimi.
Mediat franceze raportojnë se një vajzë 24-vjeçare ka akuzuar mbrojtësin e Paris Saint-Germanin për përdhunim në shtëpinë e tij në kryeqytetin francez më 25 shkurt.
Reja ka raportuar incidentin në një stacion policie gjatë ditës së dielë ndërkohë që nuk ka ngritur akuza.
Zyra e prokurorit publik i cili po trajton rastin në Nanterre, në periferinë perëndimore të Parisit, nuk ka pranuar të komentojë ngjarjen por vetëm ka konfirmuar se hetimi kishte nisur.
Hakimi i cili ka lindur ne Spanjë, ishte një lojtar kyç që ndihmoi Markokun të bëjë histori duke arritur në gjysmëfinalet e Kupës së Botës në Katar.
Ndërkohë as Hakimi dhe as Paris Saint-Germain nuk i kanë reaguar që pas ngritjes së akuzave.