Si mund ta dalloni nëse nëna juaj është një narcisiste? Nga gjërat që ajo thotë

44 Shembuj të gjërave që nënat narcisiste u thonë fëmijëve të tyre

Nga Janey Davies “Learning-mind”

Ne e shpërfaqim veten me gjuhën që përdorim. Nënat narcisiste thonë gjëra për t’ju manipuluar, për t`ju bërë të ndiheni në faj dhe gjoja për t`iu iluminuar. Të gjithë narcisistët do të përqendrohen tek vetja dhe si të tillë, do të përdorin më shpesh përemrin vetorë Unë. Por ka të dhëna të tjera, kështu që lexojini nëse doni të dini gjërat që thonë nënat narcisiste.

44 Shembuj të gjërave që thonë nënat narcisiste dhe pse

1. Kritikojnë gjithçka që ju bëni

– “Nuk më pëlqen i dashuri yt, duhet ta heqësh qafe.”

– “Pse vazhdon të punosh në atë vend të tmerrshëm?”

– “E kupton se të gjithë miqtë e tu po të përdorin?”

– “Nuk e kuptoj si të duron bashkëshorti yt.”

– “Ti nuk ke qenë kurrë një student/e e shpejtë.”

Nënat narcisiste thonë gjëra për të minuar arritjet tuaja. Nëse ka një gjë që dëshiron një nënë narcisiste, ajo është të kontrollojë çdo aspekt të jetës suaj. Ajo mund ta bëjë këtë duke kritikuar gjithçka që ju bëni. Nuk ka rëndësi nëse i dashuri juaj është i mrekullueshëm, ushqimi që gatuani është i shijshëm apo nëse keni një karrierë të shkëlqyer.

2. Ndjenja e fajit

– “Do të ndjesh keqardhje kur mos të jem më .”

– “Nuk vjen asnjë herë të më vizitosh, ndjehem shumë e vetmuar.”

– “Ndoshta do të vdes vetëm.”

– “Është faji yt që unë dhe babai yt u ndamë.”

– “Do të kisha bërë karrierë po të mos kishe ardhur ti në jetë .”

– “Kur do të bëhesh me fëmijë? Dua të bëhem gjyshe.”

Nënat narcisiste thonë gjëra që ju bëjnë të ndjeni keqardhje ose përgjegjësi për diçka që nuk është faji juaj. Mos bini në grackën e tyre në të ndjerit fajtor.

3. Manipulimi

– “Se kam thënë kurrë këtë.”

– “Je shumë e ndjeshme.”

– “Çfarë po ndodh me ty?”

– “Jo, më ke keqkuptuar.”

Manipulimi është një formë e përdorur nga narcisistët, sociopatët dhe psikopatët. Nënat narcisiste do të thonë gjëra për t’ju ngatërruar qëllimisht. Do të filloni të vini në dyshim kujtesën tuaj dhe të pyesni veten.

4. Krijimi i dramës

– “Vajza ime m`i mban larg nipërit e mi!”

– “Bleva një fustan të ri dhe djali im më tha se dukesha tmerrësisht keq.”

– “Familja ime nuk më ka vizituar kurrë në spital, mund të kisha vdekur!”

– “Kisha ditëlindjen dhe nuk mora një urim.

– “Qeni im ishte i sëmurë dhe askush nuk më ndihmoi.”

– “Vëlla yt nuk e ka pëlqyer kurrë burrin tënd.”

Narcistët e të gjitha llojeve duan të krijojnë dramë. Do të thotë se janë në qendër të gjithë vëmendjes, gjë të cilën synojnë. Ata mund t’ju ulin poshtë dhe njëkohësisht të lartësojnë veten një situatë kjo e favorshme për ta.

5. Mos dhënia rëndë asaj se si ju ndjeheni

– “Sinqerisht, nuk mund të bësh një shaka me ty.”

– “Pse krijon drama për gjithçka?”

– “Këtë po ta them për të mirën tënde.”

– “Oh, mo i jep rëndësi, nuk është ndonjë hata e madhe.”

– ” Çfarë problemi ke? Pse shqetësohesh kaq shumë?”

Nënat narcisiste nuk janë të interesuara për të edukuar fëmijët e tyre. Ndjenjat e vetme për të cilat interesohen janë të tyret dhe çfarë mendojnë të tjerët për to. Pra, nënat narcisiste do të thonë gjëra për të zhvlerësuar ndjenjat tuaja.

6. Shantazhi emocional

– “Do të organizoj një festë dhe kam nevojë që ti të bësh blerjet.”

– “Kam prenotuar pushimet dhe nuk kam me kë të shkoj.”

– “Nëse nuk vjen të më marësh në aeroport, nuk mund të shkoj me pushime.”

– “Kam nevojë që ti të kujdesesh për kafshët e mia përndryshe do të humbas një udhëtim.”

Të gjithë duam të jemi të sjellshëm dhe të dobishëm për anëtarët e familjes. Por ka raste kur thjesht nuk kemi kohë. Gjithkush ka të drejtë të thotë jo dhe të mos ndihet sikur po shantazhohet emocionalisht .

Mendoni se si do të reagonit ju nëse do t`i kërkonit dikujt një nder. A do të lejonin ata që ju t`i bënit të ndjeheshin fajtor për nderin që po u kërkoni? Sigurisht, jo. Pra, mos e lejoni këtë as nga familjarët tuaj.

7. Ulja e vetëbesimit tuaj

– “Do të kisha dashur të mos kishe lindur kurrë.”

– “Edhe motrat e vëllezërit nuk të kanë qejf.”

– “Nuk është çudi që nuk ke miq.”

– “Askush nuk do të të dojë kurrë.”

– “Ti je një turp për familjen.”

Një formë kontrolli është që të ulësh gradualisht vetëvlerësimin e një personi. Ju shpesh e shihni këtë lloj sjelljeje në marrëdhëniet kontrolluese shtrënguese. Një partner do ta nënçmojë vazhdimisht personin tjetër, kështu që përfundimisht, vëtë besimi i tyre do të prekë fundin.

8. Të pasurit të preferuar

– “Motra jote po shkon shumë mirë në univrsitet, sa turp që e braktise.”

– “E more vesh që kushëriri yt ka nisur punë në një kompani prestigjoze?”

– “A nuk është një lajm përrallor fejesa e vëllait tënd? Po ti kur do të gjesh dikë?”

– “Ke një imazh të tmerrshëm, pse nuk mund t`i ngjash më shumë motrës tënde?”

– “Vëllai yt gjithmonë më fton për darkë kur ka mundësi.”

Nënave narcisiste u pëlqen të thonë gjëra me qëllim për t’i vënë fëmijët e tyre kundër njëri-tjetrit. Kjo është shqetësuese pasi një moment mund të jesh i preferuari dhe në një moment tjetër mund të jesh koka e turkut në familje.

9. Në garë me ju

– “Oh, unë isha shumë më e re se ti kur i kam marë ato provime.”

– “Flokët e tu janë kaq të çrregullt, duhet t’i kesh ngjarë babait.”

– “Edhe tani, paraqitja ime është shumë herë më mirë se sa e jotja ka qenë ndonjëherë.”

– “Dukesh sikur je veshur në errësirë. Padyshim nuk e ke sensin tim të modës.”

Prindërit duhet të mbështesin dhe edukojnë fëmijët e tyre. Ata duhet të japin inkurajim në vend që të kritikojnë ose të konkurojnë kundër tyre. Por nuk ndodh kështu me një nënë narcisiste. Ajo do të thotë gjëra për të promovuar veten dhe për t’ju dëmtuar në të njëjtën kohë.

Dhe më kryesoja

Nuk ka rëndësi se çfarë thonë nënat narcisiste. Ajo që ka rëndësi është se si i bëni ballë çfarëdolloj gjëje që ajo hedh kundra jush qoftë në një ditë të caktuar. Disa njerëz ndërpresin çdo kontakt, të tjerë mbajnë një distancë të sjellshme. Varet nga ju se se çfarë lloj marrëdhënie dëshironi të vendosni me të, kjo e drejtë ju përket vetëm ju.
Përgatiti:S.Tresa /PANTEON/
Referencat :
Researchgate.net
ncbi.nlm.nih.gov
scholarë orks.smith.edu

Latest articles

Related articles