Sali Berisha është njeriu më i lumtur në botë, nëse dikush i çon në zyrë një të huaj. Aq më tepër një amerikan.
Sot e ka pasur një rast të tillë. Shaban Sulçe, redaktori i një libri të përkthyer në shqip të autorit Jim Garlow, i çoi në zyrë autorin e librit të tij.
Gëzimi me të cilin Berisha e përshkruan takimin, është i jashtëzakonshëm dhe reflekton izolimin e tij nga bota anglisht folëse prej dy vitesh.
Aq i gëzuar është sa për një moment e ka tejkaluar dhe faktin që ai që ja çoi në zyrë është kushëriri i Dorian Duçkës.
Nevoja për të dalë në fotografi me një të huaj pas shpalljes “non grata” e ka bërë t’i injorojë rreziqet që mund të vijnë nga fisi i Duçkës.