Tabaku: Ta ndërtojmë Europën këtu! Puna nis tani

Në kuadër të seancës së fundit të Komisioni të Posaçëm të Integrimit ka reaguar përmes një statusi Jorida Tabaku.

Postimi i plotë

Pas konsultimeve, debateve mes palëve dhe padyshim dakordësisë me gjithë faktorët politikë, mundëm të nxjerrim në dritë draftpropozimin për Ligjin e Rolit të Kuvendit në procesin e Integrimit????????.

Sot, u zhvillua me sukses seanca e fundit e Komisionit të Posaçëm të Integrimit Europian që u ngrit me qëllim përmisimin e Legjislacionit aktual dhe fuqizimin e rolit të Kuvendit në procesin e integrimit.

Janë zhvilluar mbi 20 mbledhje të këtij komisioni që mundi të sjellë në një tavolinë ekspertët më të mirë vendas dhe dy ekspertë të huaj që vinin nga Bundestagu Gjerman dhe parlamenti malazes.

Ta kthejmë imtegrimin jo një proces në pronësi të qeverisë por të qytetarëve duke hapur një debat publik. Kjo do të thotë përfshirje e të gjitha palëve në diskutimet e integrimit dhe gjithashtu vëmendje më e madhe e parlamentit në këtë drejtim.

Modeli i marrë si shembull është ai i Bundestagut të Gjermanisë. Më shumë mundësi për opozitën, parlamenti në kontroll të procesit të integrimit dhe më shumë transparencë.

Tanimë që puna ka përfunduar ndjehem e detyruar të falenderoj ekspertët e jashtëm, nga Shqipëria ???????? dhe jashtë vendit ???????? ????????, të thërritur në këtë detyrë që dhanë një ndihmë të madhe në kaq pak kohë. Ky është hapi i parë, por jo i vetmi, për të ndërtuar Europën këtu!

Latest articles

Related articles