​Nën ndikimin e lëndëve narkotike, 7 të arrestuar në Tiranë

Policia në Tiranë kanë ushtruar kontrolle të dedikuara, në rrugë të ndryshme, ku si rezultat, janë vënë në pranga 7 shtetas që drejtonin automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia ka arrestuar poashtu edhe 4 shtetas, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetet me të cilat qarkullonin, iu gjetën sasi lëndësh narkotike.

Sipas Policisë, janë goditur 9 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e gjobës.

Latest articles

Related articles