Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se cilat janë 5 problemet më të rëndësishme me të cilat përballet kryeqyteti sot.
Sipas qytetarëve problemet kryesore janë:
· Kostoja e jetesës me 63.7%
· Korrupsioni me 48.6%
· Ndotja me 38.6%
· Trafiku dhe koha e shpenzuar për shkak të tij me 36.9%
· Densiteti i lartë i ndërtimeve me 33.2%
Por nuk mbeten pas as problematika të tjera si infrastruktura rrugore që është problem për 28.8% të qytetarëve. Mungesa e parqeve është problem kryesor për 26.5% të qytetarëve. Pastërtia e qytetit është problem kryesor për 24.3% të qytetarëve.- Advertisement –
Uji i pijshëm dhe kanalizimet janë probleme kryesor për 24.1% të qytetarëve të Tiranës.
Parkimi është po ashtu një problem kryesor për 21.3% të qytetarëve.
15.7% e qytetarëve të Tiranës mendojnë se çmimi i Apartamenteve është një problem kryesor për kryeqytetin.
15.4% e qytetarëve të Tiranës mendojnë se transporti publik është një ndër problematikat kryesore.
14.1% e qytetarëve mendojnë se qiratë e larta janë problem kryesor në kryeqytet.
12.3% e qytetarëve shohin si problem kryesor taksat e larta ndërsa 12.2% e qytetarëve mendojnë se problem kryesor është siguria.
7% e qytetarëve të Tiranës shohin si problematikë menaxhimin e mbetjeve.
6.4% e qytetarëve mendojnë se problematikë e Tiranës janë Legalizimet.
3.6% e qytetarëve shohin si problem kryesor në Tiranë Shkollat dhe kopshtet. 2.7% e qytetarëve shohin si problem kryesor të kryeqytetit Trashëgiminë Kulturore.
Por kjo renditje e problemeve ndryshon kur qytetarët pyeten spontanisht.
5 problemet kryesore të Tiranës sipas përgjigjeve spontane të qytetarëve janë:
1-Trafiku dhe koha e shpenzuar me 30.3%
2-Infrastruktura rrugore me 26%
3-Ndotja e mjedisit me 25%
4-Kostoja e jetesës 24.7%
5-Uji i pijshëm dhe kanalizimet me 19.7%
Lista e problemeve vijon si më poshtë:
Ndërtimet dhe densiteti me 17.3%, hapësirat publike dhe parqet me 14.2%.
7.5% e qytetarëve mendojnë se problem kryesor është parkimi kostot/ hapësira.
6.7% e qytetarëve mendojnë se problem kryesor është papunësia.
6.2% e qytetarëve shohin si problem kryesor papastërtinë e qytetit.
6.1% e qytetarëve janë shprehur se problem kryesor janë rrogat dhe pensionet e ulta.
5.6% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor është ekonomia.
4.9% e kryeqytetasve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor është transporti publik.
4.3% e qytetarëve shohin si problem kryesor, korrupsionin.
2.9% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, janë taksat lokale.
2.3% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, është infrastruktura e shkollave dhe kopshteve.
1.4% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, është krimi dhe siguria.
1.2% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, janë kantjeret e ndërtimit.
1.2% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, është migrimi.
1.1% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, është mbipopullimi.
1% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, është çmimi i karburantit.
0.7% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, është ndriçimi i rrugëve.
0.6% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, është çmimi i qerave dhe apartamenteve.
0.4% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, është menaxhimi i mbetjeve.
0.4% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, janë legalizimet.
0.3% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, është strehimi dhe shëndeti.
0.2% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, është edukimi.
0.1% e qytetarëve në përgjigjet e tyre spontane mendojnë se problem kryesor, është mbrojtja e trashëgimisë kulturore.