Kalemaj: Gjuha për dhunë nuk është e duhura. Berisha i frustruar

Analisti Ilir Kalemaj deklaroi se mosbindja civile, protestat periodike, apo ngritja e çadrave mund të jenë forma kushtetuese që opozita mund të përdorë kundër qeverisë Rama, në kushtet që ia janë hequr mjetet e tjera të kontrollit parlamentar.

Por sipas tij, gjuha e Berishë për dhunë nuk është e duhura.

I pyetur mbi deklaratën e Berishës se për 3 minuta mund të futemi në Parlament, Kalemaj u shpreh:

Nuk është gjuha e duhur në fakt.. Opozita mund të ketë të drejtë të ndihet e frustruar nga kjo dhunë kartonësh. Por s’është rruga e duhur sepse është një lloj provokimi që bën mazhoranca që të flasësh për revolucion. Të vjen ajo e Nolit, që fakt është që s’u pranua nga asnjë shtet i botës, aq më pak të pranohet 100 vjet më vonë një revolucion i ashtuquajtur demokratik. Ky do ishte akt flagrant, është vetëm në gjuhën provokative, sepse janë akte grushti shteti s’bëhet fjalë për revolucion. Bëhet fjalë për revolucion paqësor si Gandit, apo i dhunshëm Bolshevik që janë karakteristikë e të majtës, dhe s’i shkojnë një partie konservatore”.

Kalemaj tha se deri më tani opozitës i ka munduar një epërsi morale, pasi xhaketat e vjetra po paraqiten ende si alternativë.

Nuk ka ditë që mos ta ketë një media prestigjoze çështjen McGonigal, që ka dy aspekte, lidhjet me Rusinë, dhe lidhja me Shqipërinë që është tërësisht korruptive. Kemi korruptuar McGongial. E shoh çështjen McGonigal pikën e fundit që derdh govatën. Opozita mund t’i kombinojë rrugët institucionale me ato ekstrainsticuonale, si Vetëvendosja në Kosovë, Syriza në Greqi, apo 5 Yjet në Itali. Por mjetet ekstrainstitucionale duhet të jenë kushtetuese, jo anti-kushtetuese. Mosbindja civile lejohet nga Kushtetuta, mund të besh protesta periodike, permanente, të ngresh çadër.  Protestat nuk ka përse të jenë domodoshmërisht masive. Mund të jenë shumë më tepër proaktive, të jenë të nxitura nga poshtë-lart, të kombinuara me shoqërinë civile. Një pjesë e komentatorëve kanë rënë dakord që z.Rama është e vështirë të thyhet për së brendshmi. Dy janë mundësitë, një mekanizmi i drejtësisë së brendshme dhe së dyti për së jashtmi, ku i referohemi SHBA-së. Afera McGonigal mund të jetë mjaftueshëm tërmet. Por zhvillimet e drejtësisë marrin muaj dhe vite, dhe për të prodhuar një tërmet ka shumë pak kohë. Opozita është përballë një vendimi gjykate që kërcënon vulën dhe si do prezantohet opozita në këto zgjedhje.  Z.Rama mundohet duke përdorur do mjet politik të mbajë pushtetin. Problemi është që opozita s’është aty vetëm për të denoncuar z.Rama, por për të shpalosur një alternativë qeverisëse. Ajo që i ka munguar deri më tani opozitës, është një epërsi morale. Shohim të njëjtat xhaketa të vjetra në opozitë, që me xhaketa të arnuara në vijnë na paraqiten si alternativë, dhe shumë shqiptarë kanë të drejtë të jenë skeptikë”

Latest articles

Related articles