Princ Leka ka ndarë disa foto nga pagëzimi i vajzës së tij, Geraldina.
Princ Leka me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Geraldina është pagëzuar më 28 janar 2023, në përvjetorin e lindjes së mamasë së tij të ndjerë, Mbretëreshës Suzan, Geraldina e vogël u pagëzua me bekimin apostolik dhe në emër te Atit të Shenjtë Papa Françeskut, nga Imz. Arjan Dodaj, Arqipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit.
Në pagëzim ajo mori emrat Geraldinë, Sibilla – në nder të nunes së saj, LSM Princeshës Sibilla të Luksemburgut – Françeska – në nder të Papa Françeskut – Suzan – në kujtim të gjyshes së saj – dhe Maria, Zojës Pajtore të Shqipërisë.
Princesha Geraldinë u stolis me këtë rast me kordonët e mëdhenj të urdhrave mbretërorë të Besës dhe të Skënderbeut.
Postimi i plotë i Princ Lekës:
Një vesim hyjnor mbi petalet e trëndafilit të bardhë të familjes sonë.
Në përvjetorin e lindjes në qiell të Nënës Mbretëreshë Geraldinë, më 22 tetor 2020, familja jonë u bekua nga lindja e vajzës, Geraldinës së Re. E pamë këtë si një ogur të bekuar që na vinte nga lart dhe si një mesazh: « Lëreni vajzën të ecë, në hapat e mi ».
Kërkuam si prindër pagëzimin e saj duke përmbushur një amanet bekimplotë. Më 28 janar 2023, në përvjetorin e lindjes së mamasë time të ndjerë, Mbretëreshës Suzan, vajza jonë u pagëzua me bekimin apostolik dhe në emër te Atit të Shenjtë Papa Françeskut, nga Imz. Arjan Dodaj, Arqipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit.
Në pagëzim ajo mori emrat Geraldinë, Sibilla – në nder të nunes së saj, LSM Princeshës Sibilla të Luksemburgut – Françeska – në nder të Papa Françeskut – Suzan – në kujtim të gjyshes së saj – dhe Maria, Zojës Pajtore të Shqipërisë.
Trashëgimtare në Familjen Mbretërore, Princesha Geraldinë u stolis me këtë rast me kordonët e mëdhenj të urdhrave mbretërorë të Besës dhe të Skënderbeut.
Të rrethuar nga familjarë dhe miq të ngushtë, kjo ka qenë për ne një ditë e veçantë dhe tejet e lumtur, që rimori fillin e shkëputur të kohërave dhe na rilidhi shpirtërisht me një dimension të munguar.
« Lëreni vajzën të ecë, në hapat e mi! » – Rrugëtim të bekuar, Geraldina jonë fort e dashur, Zoti dhe paqja e Tij qofshin gjithmonë me ty, në çdo hap të jetës tënde.