Meta tre orë në SPAK, për aferën CEZ-DIA. Elvis Mataj funksionar i LRI bashkëpunon kundër tij

Dikur ishte vartës i Ilir Metës dhe anëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa sot është kthyer në bashkëpunëtor drejtësie duke rrëfyer për SPAK se në aferën CEZ-DIA ka zyrtarë të përfshirë.

Deklarimet e Elvis Matës kanë dërguar në SPAK ish-Presidentin Meta i cili tha se kjo çështje hapet sa herë Rilindja është në vështirësi ose e përfshirë në skandale.

Pa shoqërinë e një avokati por me një fletë-thirrje në dorë ish-Presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetari Partisë së Lirisë u paraqit në SPAK mëngjesin e të mërkurës.

I pyetur nga media ai tha se për shumë çështje të cilat kishte kallëzuar.

E teksa orët kalonin me Metën në ambientet e Prokurorisë burimet sqaruan se ai ishte thirrur për një çështje që tashmë është rihapur, ajo e skandalit CEZ-DIA.

Privatizimi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë elektrike asokohe tek Çekët u quajt kompania CEZ, ndërsa DIA e drejtuar nga Kastriot Ismailaj do mblidhte borxhet e CEZ duke përfituar një përqindje.

Ismailaj ndodhet sot në qeli pikërisht për këtë aferë i dënuar me 11 vite burg ndërsa disa herë është folur se ai ka vendosur të bashkëpunoj me drejtësinë për të rrëfyer bashkëpunëtorët në krim.

Një tjetër person që SPAK dyshohet se ka bërë bashkëpunëtor të drejtësisë është edhe ish- funksionari LRI dhe drejtor në DIA disa vite më parë, Elvis Mataj.

FactCheck ka mësuar se sot ai ndodhet jashtë vendit dhe deklarimet e tij mund të jenë provë e fortë kundër ish-ministrit të Ekonomisë asokohe z.Ilir Meta.

Meta akuzoi mazhorancën për këtë pyetje të tij, duke thënë se gjithçka lidhet me portalet e drejtuara nga Endri Fuga.

Por ai i druhet ish Presidenti një arrestimit në këtë çështje të rihapur të drejtësisë?

Ndaj Metës në SPAK rezulton edhe një tjetër çështje e cila lidhet me lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa po ashtu ish presidenti ka kallëzuar penalisht edhe autoritetin e dosjeve si dhe Parlamentit për falsifikime të kryera.

Latest articles

Related articles