Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, në një video-konferencë të zhvilluar me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, i shprehu mirënjohjen për solidaritetin e treguar me Türkiye-n pas tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit që goditën rajonin jugor të vendit.
Presidenca turke njoftoi se presidenti Erdoğan “falenderoi Emmanuel Macron-in për solidaritetin dhe mbështetjen e Francës” për Türkiye-n pas tërmeteve, përderisa Macron përcolli ngushëllimet e tij.
Gjatë takimit, të dy liderët diskutuan për marrëdhëniet midis Türkiye-s dhe Francës, njoftoi gjithashtu presidenca.
Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në Kahramanmaraş, goditën 10 provinca të tjera turke: Hatay, Gaziantep, Adıyaman, Diyarbakır, Adana, Kilis, Malatya, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elazığ. Rreth 13,5 milionë njerëz janë prekur nga lëkundjet shkatërruese.
Ngushëllimet kanë ardhur nga e gjithë bota, duke shprehur solidaritet me Türkiye-n, ndërsa shumë vende dërguan ekipe shpëtimi dhe ndihmë.