Që nga dita që fitoi drejtimin e Foltores, Sali Berisha nisi të artikulonte revolucionin që do të përpinte Edi Ramën. Përballë tij brenda në PD nuk kishte më asnjë kundërshtar. Vendimi i Zhukrit, u shoqërua me një cedim të selisë nga ana e grupit të mbetur të deputetëve të Partisë Demokratike.
Kjo, qetësi që në fakt ishte thjesht e tilë, e kapi në befasi Sali Berishën që nuk e dinte nëse qe shenja e dorëzimit apo tërheqja e grupit që ka vendosur të gjedhë të ardhmen e PD dhe jo të shkuarën e saj. Prandaj ai nisi me tone të buta të lëvdonte hera herës deputetët që kishin qenë kundër tij. Ndërsa miklonte disa prej tyre, ndërsa kërcënonte pjesën tjetër ai u përpoq të hidhte alibinë e përmendur dhe anti-kushtetuese se vendimi i Zhukrit nuk mund të apelohej.
Ndërsa përsëriste si papagall se vendimet e Zhukrit nuk mund të apelohej, grupi parlamentar i PD me në krye Alibeaj vazhdoi apelimin dhe i dha kohë ligjeve dhe jo ulërimës për të vendosur. Berisha mendoi se vera do të ishte koha me të cilën do të mund të blinte heshtjen apo dhe kërcënonte PD-në. Në datën 7 korrik Sali Berisha do të mblidhte një miting që për nga përmasat ishte më i miri që kishte organizuar që nga 2021 kur nisi Foltoren. Aty, pasi kishte derdhur gjithë energjitë e tij politike dhe monetare urdhëroi shpalljen e Ramës si armiku i tij personal dhe demokratëve.
Synimi i atij mitingu ishte për të trembur deputetët e opozitës që të dorëzoheshin tek ai. Në fakt një pjesë e tyre u dorëzuan dhe kaluan në grupin parlamentar të pazyrtarizuar të Foltores. Pjesa tjetër mbeti brenda në Partinë Demokratike pro SHBA. Presioni i Berishës ndaj deputetëve nisi të rritej për të kërkuar më shumë tërheqjen e padisë në apel që kishte dërguar kryetari i grupit parlamentar Alibeaj.
E gjithë frika e Berishës ishte se në fund të ditës, kur gjykata të shqyrtonte ëështjen e tij atëherë ai do të kishte përfundimin që të gjithë mendojnë dhe sot “rrëzimin e Zhukrit”. Përballë këtij fakti ai përpiqej që të frikësonte gjykatën.
Në frikërat e Doktor Berishës dhe aleatit të tij Meta është në të vërtetë një tjetër revolucion që duket se ka nisur grirjen e mishit dhe kockave të korrupsionit. Në vitin 2016 parlamenti shqiptar votoi Reformën në Drejtësi dhe në gushtin e të njëjtit vit u votua dhe ndërtimi i një prokurorie speciale SPAK. Ky revolucion i sponsorizuar nga SHBA dhe Bashkimi Europian është makthi i vërtetë i korrupsionit dhe mamuthëve të vjedhjes në Shqipëri.
Përballë një instrumenti të tillë, Berisha dhe Meta kanë vite që luajnë një lojë të ndyrë dhe të shpifur letrash që po e shkatërrojnë tërësisht Partinë Demokratike dhe jetën politike në vend. Depresioni në të cilin kanë vendosur vendin duke bllokuar arteriet e politikës dhe rotacionit të elitave vjen si pasojë e sjelljes së tyre në raport me demokracinë dhe ndershmërinë ndaj bindjeve që ata supozojnë se kanë.
Revolucioni i SPAK është makthi i vërtetë i tyre. Revolucioni që realisht trondit pushtetin e tyre të korruptuar dhe jo pak kriminal. Revolucioni që po i katandis “legjendat” në degradimin më të madh politik që mund të kenë pësuar figurat politike në historinë post-komuniste në Shqipëri.