Sot 1 vit nga nisja e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës! Zelensky: 2023 do jetë viti i fitores!

Sot shënohet 1 vit nga fillimi luftës në Ukrainë. Ishte mbrëmja e 23-24 shkurtit 2022 kur filloi pushtimi rus. Gjatë këtyre 365 ditëve të përgjakshme, gjërat kanë ndryshuar shumë por ukrainasit nuk janë dorëzuar.

Një mesazh e pati edhe Volodymyr Zelensky për përvjetorin e parë të luftës duke thënë me bindje se ky do të jetë viti i fitores.

“Më 24 shkurt, miliona prej nesh bëmë një zgjedhje. Jo flamuri i bardhë, por ai verdheblu. Jo duke ikur, por duke u përballur. Duke rezistuar dhe luftuar. Ka qenë një vit dhimbjeje, trishtimi, besimi dhe bashkimi.

E dimë që viti 2023 do të jetë viti i fitores sonë”, shkroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Tëitter, duke publikuar një video me pamje të konfliktit një vit pas fillimit të tij.

Kina kërkon armëpushim dhe fund të luftimeve në Ukrainë duke kërkuar që të mbahen të sigurt centralet bërthamore dhe t’i jepet fund kërcënimeve për sulme bërthamore. Po ashtu, në dokumentin për zgjidhjen e krizës ukrainase, të strukturuar në 12 pika nga Ministria e Jashtme kineze, sugjerohet “të përmbahen sulmet ndaj civilëve dhe strukturave civile”.

Latest articles

Related articles