LITA: Askush nuk e ka parashikuar rezistencën aq të madhe të popullit Ukrainas

Sot shënohet një vit nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Gazetari, Lavdrim Lita në një intervistë për Ora Neës me gazetaren Siklajda Shorja foli lidhur me luftën në Ukrainë.

A e prisnit një kohë aq të gjatë të luftimeve?

Lavdrim Lita: Askush nuk e ka parashikuar rezistencën aq të madhe të popullit Ukrainas ndaj një ushtriSË të madhe sa ajo ruse.

Zelensky tha se ky do të jetë viti i fitores, si e shikoni këtë deklaratë?

Lavdrim Lita: Është një deklaratë optimiste që bazohet në forcat e tij të armatosura. Brenda vitit besoj se mund të ketë një armëpushim. Rusia po përgatitet për një ofensivë të dytë më të madh pas asaj të vitit të kaluar.

Rusia më herët ka thënë që nëse Kievi merr avion luftarak nga perëndimi atëherë shtetet e NATO-s do të ishin palë në konflikt. A mendoni se kjo luftë mund të përshkallëzohet?

Lavdrim Lita: Nuk besoj se mund të ketë një përshkallëzim të atillë që mund të çojë në përdorimin e armëve bërthamore. Ata kanë hedhur në mediat e tyre mundësinë për të përdorur bomba atomike, por ky është një skenar që nuk ka për tu realizuar kurrë. Është një aparat i tërë që vepron, grupi i mercenarëve ka një ndikim të jashtëzakonshëm në vendimmarrjen e Moskës, kjo do të thoshte dhe goditje reprezalje të Rusisë.

Latest articles

Related articles