Gjykata Administrative e shkallës së parë ka refuzuar padinë e palës Salillari e cila kërkonte shfuqizimin tërësisht te vendimit nr. 07 te KKT për konfiskim të objektit dhe marrjen e masës se sigurimit të padisë.
Lidhur me këtë çështje Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se është pozitive fakti që Gjykatat po mbajnë anën e shtetit në përballjen me një biznes që paragjykohet si abuzues.
Sipas Buxhukut,vendimi i Gjykatës kësaj herë duket se ka qenë konform ligjit.
Buxhuku theksoi se penalitetet e vendosura nga vendi ynë për ndërtimet pa leje janë shumë të buta në krahasim me standardet e vendosura nga BE-ja.
Do thoja që shikojmë si fenomen pozitiv faktin që Gjykatat mbajnë anën e shtetit në përballjen me një biznes që paragjykohet si abuzues. Ase kemi parë që në këto beteja Gjykatat tërhiqeshin edhe pse institucionet shtetërore nuk e kishin të vendosura për ta çuar deri në fund. Gjykata kësaj here qëndroi dhe dha këtë vendim që mesa duket është konform ligjit.
Shikojmë që ka shkelje të ligjit nga ana e ndërtuesit. Ndodh që unë do të isha skeptik dhe nuk do më pëlqente nëse do të trajtohej çështje, që të kemi konflikt mes përfaqësuese të shtetit dhe një biznes. Nuk duhet trajtuar si çështje personale. Mendoj se cilido biznes që shkel ligjin Gjykata merr vendim në bazë të ligjit.
Në Austri në ndërtimet pa leje, rregulli është i tillë: Së pari të gjitha volumet që ndërtoheshin konfiskoheshin, së dyti paguhej një gjobë e madhe dhe e tret ai hiqej licenca kompanisë ndërtuese. Ne përsëri me këto forcime rregullash jemi mjaft larg qëndrimit të vendeve të zhvilluara të BE. Jemi ende në shkallën e parë. Nëse është problem te marrëdhëniet personale, mbase përmirësohen në shkallën e dytë, shpresoj të mos jetë kështu.
Nëse flas në vendet e BE, konfiskimi shoqërohej me penalitet dhe me heqje licence, nuk e di nëse kompania e biznesmenit ka marrë para të tjera, apo ka përfituar tendera të tjerë.
Edhe ligji për vendime të formës së prerë për kompanitë abuzuese mesa di përfshin dhe përjashtim nga ana publike. Mbase pritet vendimi i prerë. Nëse subjekt në fjalë vazhdon të marrë tendera tregon që nuk janë marrëdhëniet kaq shumë të acaruara. Nëse janë acaruar, nëse marrin tendera tregon që është e ndërlikuar dhe jo e qartë. Jam i interesuar të shoh çfarë ka ndodhur me subjektet të tjera.
Edhe ky vendim nëse është i arsyetuar në mënyrë të saktë, mendoj se është në frymën e një reformë në drejtësi. Që të rezistosh përballë një biznesi shumë të madh, që mund të ketë qenë një nga përfaqësuesit më të mëdha për punë publike.
Në cilësinë e bërjes së ligjin, në zbatimin e këtij ligji, dhe për ta shmangur ligjin nëpërmjet akteve të tjera. Subjektet, operatorët duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë me një ligj të drejtë. Sot penalitetet që japin, jemi shumë më të butë se standardet e BE-së. Nuk e di të rajonit.
Më tej, Buxhuku tha se ndërtimet pa leje që nuk kanë fund dëmtojnë qytetarët që janë investitorët finalë dhe se mbledhja e ekonomisë bën që të ketë përplasje mes përfituesve të mëdhenj.
Ndërtimet pa leje të bëra pafund dëmtojnë dhe qytetarët, pasi ata në fund të fundit janë investitorë, ata finalët. Në momentin që ke blerë një apartament me një vlerë X dhe ke një park x, imagjino aty ndërtohet një pallat tjetër, ty menjëherë të ulet vlera e investimit.
Gjithçka që po ndodh jemi përballë ndryshimeve rrënjësore të sistemit. Ky sistem i ngritur deri tani po shkërmoqet jo nga brenda, por nga presioni i ndërkombëtarëve. Pasi ata kanë investuar në sistemin e drejtësisë. Vendi është në vështirësi ekonomi, ajo po mblidhet, pasuritë janë ndarë në pak duar, mbledhja bën që të ketë përplasje dhe mes përfituesve të mëdhenj.
Të bësh kate apo blloqe pa leje do të thotë rënie totale e shtetit. Kanë rënë disa institucione, tregon një gjendje alarmante. Është një problematikë që vë re me këto pallate. Këto duhen mbaruar se nuk mund të qëndrojnë si skelete. Penaliteti është i përmasave të tilla që të lejon ty ta mbarosh. Legjislacioni ka nevojë të plotësohet.