Një operacion nga Guardia Civile spanjolle e mbështetur nga Europol ka çuar në arrestimin e 20 personave të përfshirë në pastrim parash dhe trafikim droge.
Nga ky operacion janë sekuestruar më shumë se 5.5mln euro dhe mbi 2 ton drogë.
Me qendër në jug të Spanjës, rrjeti kriminal përbëhej nga shtetas shqiptarë, italianë, spanjollë dhe marokenë. Grupi drejtohej nga shtetas italianë që përdornin dokumente të falsifikuara.
Rezultatet e operacionit:
1-Janë kontrolluar 6 shtëpi në Sevilje të Spanjës
2-20 të dyshuar janë arrestuar
3-pasuri e sekuestruar me vlerë rreth 5.5 milionë euro
4-Sekuestrohen 2 ora luksoze dhe 16 545 euro cash
5-Sekuestrohen 2500 kilogramë hashash dhe 45.6 kilogramë marijuanë
6-sekuestrohet infrastruktura kriminale duke përfshirë kamionë, një varkë, mjete për kultivimin e marijuanës dhe prodhimin e hashashit dhe 7-34 telefona celularë
8-Zbulohet një plantacion i madh marihuane dhe një laborator droge
9-sekuestrohen dokumente të falsifikuara udhëtimi dhe identifikimi
10-Rrjeti kriminal përdori një sërë metodash të pastrimit të parave për të errësuar të ardhurat e tyre nga trafiku i drogës. Këto përfshinin kanalizimin e parave – përmes llogarive bankare të biznesit duke përdorur fatura false, kredi ose borxhe të tjera – midis një rrjeti kompanish të përfshira në transportin e drogës. Metoda të tjera të përdorura ishin investimet në pasuri të paluajtshme luksoze, qira, mallra dhe automjete luksoze, si dhe pagesa me para në dorë.