Prej disa ditësh, në poliklinikën e qytetit të Korçës është krijuar radhë dhe fluks. Dhjetëra qytetarë janë dyndur drejt këtij institucioni për të aplikuar për dokumentacionet mjekësore të patentës.
Duket se fluksi është shtuar për shkak se tarifa e marrjes së patentës do të rritet, dhe të rinjtë kanë aplikuar që tani për të mos u përballur me tarifën e re.
Jashtë kamerave, qytetarët pranojnë se presin me ore te tëra për të kryer vizitat mjekësore, ndërkohë qe situata vijon të jetë problematike për shkak të radhëve te gjata.
Kujtojmë se kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe pranoi së fundmi se marrëveshja mes institucionit që ai drejton dhe autoshkollave bën që çmimi për bërjen e patentave të kushtojë 85 mijë lekë të vjetra.