Miliarderi Buffett: “Gabimi më i madh” që njerëzit bëjnë me paratë dhe kursimet e tyre

Warren Buffett, i cili mban edhe epitetin famëkeq “Orakulli i Omahas”, 91 vjeç, ka një pasuri me vlerë rreth 100 miliardë dollarë dhe padyshim që mund të shpenzojë në mënyrë të shpenguar. Por Buffett është një mbështetës i madh i të mësuarit për të kursyer në mënyrë korrekte dhe këshillat e tij për përdorimin e parave ndiqen gjerësisht nga komuniteti financiar, gjithashtu edhe nga ata që i qasen për herë të parë investimeve.

Këshillat e Buffett për të kursyer

Bazuar në skenarin aktual, shumë po pyesin nëse është e drejtë të kursesh tani, në kohë inflacioni të lartë. Por profesionistët argumentojnë se edhe tani është thelbësore të kesh disa kursime, duke sugjeruar një mesatare prej rreth 3-12 muajsh kursime të caktuara për të përballuar shpenzimet thelbësore në një vend të sigurt. Keni nevojë për ndonjë frymëzim për ta bërë këtë? Këtu janë disa nga thëniet më të famshme të Buffett për kursimin.

“Gabimi më i madh është të mos mësosh zakonin e kursimit siç duhet.”

Në një fjalim para studentëve të kolegjit, Buffett tha se “gabimi më i madh” është “të mos mësosh zakonin e kursimit siç duhet”. Ai gjithashtu vuri në dukje se “shumica e sjelljeve janë zakon” dhe se “zinxhirët e zakonit të kursimit se janë shumë të lehtë për t’u ndjerë derisa të bëhen shumë të rëndë për t’u këputur.”

Një mënyrë për të kursyer para me lehtësi? Bëjeni automatikisht. Është një këshillë që ndoshta e keni dëgjuar mijëra herë, por kjo nuk e bën atë më pak efektive. Vendosni transferta automatike direkt nga paga mujore sapo ajo kalonn në bankë, në llogaritë tuaja të kursimeve në intervale të rregullta. Në këtë mënyrë nuk do t’i prekni kurrë paratë, por do t`i lini mënjanë. Pastaj çdo vit, nëse mundeni, përpiquni të rrisni kursimet tuaja (shumë njerëz përdorin fillimin e vitit për të rishikuar financat e tyre).

“Pavarësisht nëse janë çorape apo aksione, më pëlqen të blej mallra cilësore kur vlera e tyre bie.”

Në letrën e tij të vitit 2008 drejtuar aksionerëve të Berkshire Hathaway, Buffett tha se “çmimi është ai që paguhet; vlera është ajo që përftohet.”
Për të shmangur humbjen e parave duke paguar një çmim që nuk përputhet me vlerën e tij, Buffett sugjeron të kurseni para duke blerë artikuj me zbritje. “Pavarësisht nëse janë çorape apo aksione, më pëlqen të blej mallra cilësore kur vlera e tyre bie,”- tha Buffett.

Lajmi i mirë për konsumatorët është se stoqet dhe aksionet janë në ofertë tani, pasi tregjet janë në rënie këtë vit dhe ka mbingarkesa në shumë artikuj në vende si qendrat tregtare ëalmart, sepse inflacioni po i shtyn konsumatorët të shpenzojnë më pak.

“Mos kurse atë që ka mbetur pasi ke shpenzuar, por shpenzo atë që ka mbetur pasi ke kursyer.”

është thelbësore që në fillim të kurseni dhe pasi të keni kursyer sa më shumë që të jetë e mundur, mund t`i lejoni vetes të shpenzoni. Nga ana e tij, Buffett është gjithashtu pro të paguarit me para në dorë. “Unë kam një kartë American Express, të cilën e mora në vitin 1964”, tha ai për Yahoo Finance. “Por unë paguaj me para në dorë 98% të rasteve.”

Kush është Warren Buffett
Investitori dhe miliarder i famshëm në krye të Berkshire Hathaway, Warren Buffett është një nga njerëzit më të pasur në planet me një pasuri personale prej 117 miliardë dollarësh, investitori legjendar 91-vjeçar amerikan renditet vetëm pas Elon Musk, Jeff Bezos, Bernard Arnault dhe Bill Gates në renditjen globale të pasurisë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

/WallstreetItalia/ Silvi Tresa

Latest articles

Related articles