Gjenden 2 motora të djegur brenda rezervuarit të Thanës

Dy motora të djegur janë gjetur nga banorët brenda rezervuarit të Thanës në Lushnjë. Sipas deklarimeve të tyre, asnjë nga të dy motomjetet nuk i përket banorëve të këtij fshati, ndaj ata kanë njoftuar Policinë.

Dy motorët tip “Kawasaki” janë nxjerrë nga uji dhe u dërguan në Komisariatin e Lushnjes, ku do t’i nënshtrohen verifikimeve përkatëse për autorësinë dhe qëllimin e djegies e më pas hedhjes në rezervuar.

Deri tani, Policia nuk ka dhënë asnjë shpjegim për rastin dhe ende nuk ka një deklaratë zyrtare për gjetjen e dy motorave.

Dyshimet janë se motorat mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale, pasi djegia e mjeteve dhe motomjeteve kryhet zakonisht pas vrasjeve, me qëllim që të zhduket çdo gjurmë e autorëve. Edhe hedhja në rezervuar, është bërë me shpresën se ato nuk do të gjendeshin.

Hetuesit janë ata që do të përcaktojnë afërsisht kohën kur dy motorat janë hedhur në rezervuar, ndërsa për gjurmë do të jetë e vështirë, pasi ata veç hedhjes në ujë, edhe janë djegur.

Latest articles

Related articles