Gështenja akuza kryeparlamentares Nikolla për shkelje të rregullores

Seanca e sotme plenare ka qenë më e qetë se të kaluarat kohët e fundit, edhe pse ironitë dhe përplasjet nuk kanë munguar. Po në këtë seancë ka pasur dhe deputetë që kanë bërë ironi me nënkuptime.

Fillimisht ka qenë deputeti demokrat Lefter Gështenja, i cili në momentin ka kritikuar kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla për mungesën e drejtësisë në Kuvend. Gështenja ka akuzuar Nikollën se po kalon në heshtje një moment të shkeljes së rregullores nga vetë deputetët socialistë. Ai ka sjellë në vëmendje rastin që është bërë mediatik me pamje kur një deputeti i PS voton për kolegun dhe veten e tij. Po ashtu në këto momente, gjithashtu ka deklaruar se nuk i është dhënë fjala edhe pse e ka kërkuar atë.

Latest articles

Related articles