Për sa kohë mund të vazhdojë luftën Rusia në Ukrainë?

Kur ai urdhëroi pushtimin e Ukrainës, Vladimir Putin kishte plan që të kapte Kievin në tre ditë. Thuajse një vit më pas, ushtria Rusia nuk është aspak pranë fitimit të luftës dhe madje ka humbur dhe territoret që mundi ti fitojë në fillim të luftës.

 

Rusia ka humbur në fushën e betejës shumë ushtar aq sa zyrtarët perëndimorë kanë dyshime në kapacitetin e saj për të kryer një ofensivë të një shkalle të ngjashme edhe një herë. Ndërkohë që shkruajmë, sanksionet kanë goditur ekonominë ruse dhe I kanë ndërprerë asaj zinxhirin e furnizimit që është kyç në mbajtjen gjallë të makinerisë së luftës së Putin.

 

Gjithsesi, përtej gjendjes së mjerueshme të forcave ruse dhe të viteve të gjata të vështira që pret ekonomia, Putin ka treguar zero predispozicion për të shkuar pas nga synimet e tij fundore duke këmbëngulur se fitorja e Rusisë është “e paevitueshme” dhe se “qëllimet e saj do përmbushen totalisht”

Për të kuptuar se sa gjatë mund ta mbajë Rusia këtë luftë, Financial Times, ka ekzaminuar katër pikat kryesore mbi të cilat është ngritur lufta e Putin; forcat në fushëbetejë, stoku i armatimeve; fuqia ekonomike e Kremlin dhe ndjenjat në raport me luftën nga Rusët.

Konkulzioni; Makinera e luftës së Putin është nën një presion të madh që mund të shkërmoqet ndërsa përpiqet që të ndërmarrë një përpjekje serioze dhe decisive, ofensiva e re që ka premtuar ai mund të dështojë. Por Rusia ka burimet për të mbajtur gjallë luftën në Ukrainë dhe për një kohë tjetër të mirë.

  1. Armatimet

 

Gjatë një vizite në një fabrikë armësh në Siberi, gjatë Shkurtit, Dmitry Medveed, ish president, u shpreh se Rusia duhet të ndërtojë dhe modernizojë “mijëra tanke” për të mposhtur Ukrainën.

 

“Armiku ynë po lutet për avionët, raketat dhe tanket kur ishte jashtë vendit të tij” u shpreh Medvedev duke iu referuar presidentit Zelensky dhe vizitës së tij në SHBA, Mbretëri të Bashkuar dhe Europë. “Përgjigja jonë si duhet të jetë? Rrisni prodhimet e çdo lloj armed he pajimeve ushtarake”

 

Megjithëse këto fabrika punojnë tre turne në ditë, industria e armatimeve po përballet me humbje të mëdha që vijnë si pasojë e luftës që po humb Rusia.

Që nga fillimi I pushtimit, Rusia ka humbur së paku 4500 makineri të armatosura, 63 fixed-ëing aircraft, 70 helikopterë, 150 mjete ushtrie të pa emërtuara. Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar Ben Ëallace, u shpreh në Dhjetor se Ukraina mendon se Rusia ka humbur rreth 6388 mjete ushtarake të armatosura, 2215 sisteme të artilierisë dhe 294 avionë luftarakë dhe 284 helikopterë dhe 796 raketa cruise deri në fillim të shkurtit.

Këtyre u duhen shtuar së paku 2300 tanke dhe këtu duhen përllogaritur se gjysma e tyre janë tanke të prodhuar vitet e fundit, sipas një raporti të Institutit Ndërkombëtar të Studimeve Strategjike.

 

Rusia ka përdorur gjithashtu shumicën e stokut të 3000 – 3500 raketave që kanë një rreze më të lartë se sa 300 km, sipas Pavel Luzin që është një shkollar pranë Fletcher School of Laë and Diplomacy në Universitetin Tufts.

Në një shenjë të qartë dëshpërimi, Rusia ka nisur të përdorë S-300 që është një sistem mbrojtës ajror për të goditur në rreze të largët.

Edhe në linjën e parë të sulmit, situate është po aq e vështirë. Sipas SHBA, Rusia mund të mbajë të njëjtën sasi artilierie deri në fillim të 2023 pasi stoqet e saj janë boshatisur duke e lënë ushtrinë e Moskës pa municione.

Një burim shpëtimi për Rusinë mund të vijë nga Pekini. Në fundjavë administrate e Biden u shpreh se qe “shumë e shqetësuar” se Kina mund të niste furnizimin me armë të Rusisë, duke lehtësuar në një farë mënyre presionin që kjo e fundit ka për stokun e armëve.

Përtej goditjes së Rusisë në fushën e armëve dhe mungesës së tyre, Putin ka treguar shumë pak vullnet për t’u tërhequr nga qëllimet e tij dhe pret që industria e armëve ruse të luajë një rol kyç në fitoren e kësaj lufte.

 

Latest articles

Related articles