Sot Gjykata Kushtetuese me kërkesë të grupit parlamentar të PD, deputetëve që njihen si “grupi Alibeaj” ka shfuqizuar Bordin e kontrolliz të çmimeve. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar Bordin e çmimeve ka reguar deputeti Gazment Bardhi. Në një postim Bardhi e konsideron vendimin e Gjykatës Kushtetuese si në përputhje me interesin publik.
Postimi i plotë i Gazment Bardhit:
Një tjetër betejë e fituar me qeverinë dhe oligarkët e saj. Goditja e Bordit të Oligarkëve në Gjykatën Kushtetuese ishte hapi i duhur i opozitës. Abuzimi me çmimet i oligarkëve me bekimin e qeverisë së Edi Ramës rëndonte qytetarët shqiptarë. Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese mbron interesin publik. Krenar për çdo kolegë që mbështeti këtë inicativë.