Dhuna ndaj Petraq Milo në kufi – Reagon PLL, Axhami: Ksenofobi, të dënohet dhuna nga qeveria malazeze

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT

Drejtuar Kryeministrit të Malit të Zi z.Dritan Abazoviç.

I Nderuar z.Abazoviç!
Partia Levizja e Legalitet, respekton dhe përshëndet çdo zhvillim e çdo standart demokratike arritur kohët e fundit në Malin e Zi.

Ne, pavarsisht historisë dhe ndarjes gjeografike tē sotme, kemi qenë dhe jemi për marrëdhënie të një fqinjësie të mirë me shtetin malazes, mbeshtetur kjo në çdo marreveshje midis dy shteteve tona dhe në çdo konvent nderkombëtare.

PLL, dënon ashpër dhe e quan të paprecedent atë që ndodhi në doganën Murriqanit ku një familje qytetare shqiptare u dhunua brutalisht nga punonjësi i policise shtetërore të Malit të Zi.

Prandaj, ju bëjmë thirrje Ju, si kryeministër i këtij shteti, që nëpërmjet organeve ligjzbatuese tuajat, të merrni masat e duhura për zbardhjen e ngjarjes, nxerrjen dhe denimin e autorit përkatës që ngjarje dhe akte të tilla të kurë të mos përseriten.

Faleminderit!

Latest articles

Related articles