Plagoset me thikë i riu në Tiranë, informacionet e para

Një 19-vjeçar është plagosur me thikë në Tiranë këtë të martë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në afërsi të fushës “Ali Demi”.

Salla operative ka marrë njoftimin se i riu është dëmtuar në rrethana ende të paqarta.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e autorit/autorëve.

Latest articles

Related articles