Lideri i shtëpisë u zgjodh ndryshe këtë herë.
Dy zarfe u futën në shtëpi, ku banorët u ndanë në dy grupe, djemtë qënduan në dhomën e ndjenjes dhe vajzat në dhomën e grimit.
Djemtë dhe vajzat votuan më vete për liderin e shtëpisë.
Me shumicë votash fitoi Valbona, e cila edhe këtë javë do jetë në krye të shtëpisë dhe do të ndajë të gjitha punët.
Zgjedhja e liderit krijoi “përplasje” mes saj dhe Luizit.
Ky i fundit i tha Valbonës që ai votoi për të, ndërsa nga grupi i vajzave nuk kishte asnjë votë për Luizin.
Valbona tha se ajo dhe vajzat e tjera e kishin kuptuar sikur duhet të zgjidhnin një vajzë si lidere.
Luizi u shpreh se zarfi nuk e përcaktonte diçka të tillë, ndaj po diskutonte me Valbonën.
Kjo e fundit i tha Luizit që ajo vërtetë nuk e kishte kuptuar ashtu zarfin dhe i tha Luizit se nuk e ka “shitur” atë.