Pas dështimit të zgjedhjes së Avokatit të Popullit para mbylljes së 2022-shit, Parlamenti rihapi sërish garën për Avokatin e Popullit.
Dje ishte afati i fundit për paraqitjen e kanidaturave, ndërsa janë zbardhur 14 emrat e kandidatëve të interesuar për këtë post.
Mes tyre janë emrat e Bledar Dervishajt, Besim Ndregjonit, Sokol Hazizajt, Ilir Rusmalit dhe Vitore Tushës.
Bie në sy se vetëm disa prej kandidatëve janë lakuar në media dhe janë aktivë në ngjarjet e përditshme, ndërsa shumë prej tyre janë emra të padëgjuar.
Lista e kandidatëve:
1- Lefterije Luzi
2- Bledar Dervishaj
3- Alket Jaupi
4- Besim Ndregjoni
5- Erald Aga
6- Robert Gajda
7- Endri Papajorgji
8- Sokol Hazizaj
9- Tartar Bazaj
10- Drita Avdyli
11- Ilir Rusmali
12- Vitore Tusha
13- Dardan Mustafa
14- Edison Frangu