Shtrohet me urgjencë në spital mjeku Pëllumb Pipero

Sot në urgjencën e Tiranës ka shkuar për të marrë shërbim mjekësor të menjëhershëm doktor Pëllumb Pipero. Urgjenca dukej se vinte si pasojë e një goditje AVC (Aksident Vaskular Celebral), të identifikuar nga mjekët.

Në urgjencën e Tiranës janë parë lëvizje të shumta të kolegëve të tij mjekë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Doktori po vijon kurimin në spitalin publik QSUT “Nënë Tereza”.

Mjeku Pipero u bë i njohur për publikun gjatë gjithë periudhës së covidit

Latest articles

Related articles