“Po përdoret administrata”, ODIHR: Do të dërgojmë “armatë” vëzhguesish për zgjedhjet e 14 majit

Misioni i OSBE-ODIHR ka vendosur që përzgjedhjet vendore të 14 majit të dërgojë një “armatë” vëzhguesish në Shqipëri.

OSBE-ja synon që të ketë 24 vëzhgues afatgjatë dhe 300 të tjerë afatshkurtë që të mbulojnë të gjithë periudhën zgjedhore dhe të ngrenë shqetësime në lidhje me mundësinë e blerjes së votave dhe votimit “të organizuar”, veçanërisht në mesin e komuniteteve të cenueshme sociale.

Në raportin paraprak, ky mision thekson se problematike është keqpërdorimi i burimeve administrative nga partia në pushtet, duke përfshirë presionin ndaj punonjësve publikë.

Theks të veçantë, OSBE-ja ka dhe për situatën në PD, pasi sipas tyre gjykata duhet të kishte marrë një vendim për legjitimitetin e drejtimit të kësaj force politike.

Latest articles

Related articles