Stefano Pioli, me 33 vota nga 46 në total, ka triumfuar si “Pankina e Artë” në Itali. Titulli i Milanit 2021-2022 bëhet në mënyrë të pashmangshme “piktura” mbi të cilën bazohet fitorja e “Panchina d’Oro”, caktimi i së cilës u bë mëngjesin e sotëm në “Coverciano”. Pioli, i cili ka rikthyer “Scudetton” te Milani pas 11 vitesh, falë një udhëtimi të bërë me cilësi dhe vazhdimësi, mori çmimin prestigjioz nga kolegët e tij, pothuajse të gjithë të pranishëm, me përjashtim të teknikëve të përfshirë këtë mbrëmje në Champions League (Spalletti dhe Simone Inzaghi).
Njohja për Serie B të vitit të kaluar shkoi për Fabio Pecchia, i cili udhëhoqi Cremonese drejt ngjitjes në elitë (Serie A). Pasi mori trofeun nga presidenti i Lega-A, Pioli (doli përpara Nicola, i dyti, dhe Spalletti, i treti) u shprehme emocione.
“Jam i emocionuar. Kur shoh se çfarë bëmë vitin e kaluar, emocionet ndihen ende. Dua ta ndaj këtë çmim me të gjithë njerëzit e veçantë që punojnë në Milanello, me stafin tim dhe mbi të gjitha me lojtarët e mi, sepse gjithmonë kam menduar, si këtë vit, se jam trajner i një grupi të veçantë”.
Trajneri i një Milani që po rikuperohet sot ndjek Antonio Konte (Inter 2020-2021) në listën e artë, duke u renditur pas Gasperini (e fitoi për dy sezone), Allegri (po ashtu dy sezone) dhe Sarri (me Napolin). I pranishëm ishte edhe trajneri i Argjentinës, kampiones së botës, Lionel Scaloni, i cili mbajti një leksion para kolegëve italianë.