Nga Sebastian Zonja
Rastësi e çuditshme!
Ka dal një dokument se Mbreti Zog mori napoleona flori më shumë se ç’e akuzonim deri tani kur u largua nga Shqipëria.
Debat i gjatë. Zogu iku në kohë lufte. Se mori lekë më shumë, apo më pak, pak rëndësi ka.
Ajo që më çudit shpesh është se ka 30 vjet që bëhen akuza se ka flori të depozituara në Zvicër apo dikund tjetër nga regjimi i Enver Hoxhës, e si nuk gjeti një dokument Bideja i Arkivave dhe shokët e vet historianë të pushtetit popullor?!
Qoftë edhe nga këto të Shërbimeve, siç që ai që nxorrën për Zogun.
Por jo. Dokumentet për Zogun dalin fap-fap. Këto për Enverin, sikur treten në eter, se mjafton të thuash se ai ishte sistem i keq.