MSH bën bilancin: Një i vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19, ja sa qytetarë rezultuan pozitivë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin rreth situatës me Covid-19 në 24 orët e fundit, ku mësohet se një person ka humbur jetën dhe një tjetër është infektuar.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit humbi jetën një qytetare 79 vjeç, nga Tirana, ndërsa janë shëruar 11 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë: 81 testime, ka 1 qytetar të infektuar, 1 humbje jete dhe 11 të shëruar në 24 orët e fundit

20 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 81 testime, nga të cilët 1 qytetar ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkinë Berat.

Janë 130 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SarsCov2, një qytetare 79 vjeç, nga Tirana.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,672 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 20 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 1

Të shëruar në 24 orë 11

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 81

Testime totale 2,037,265

Raste pozitive 333,400

Raste të shëruara 329,672

Raste Aktive 130

Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 105

Fier 9

Shkodër. 6

Vlorë 3

Berat. 3

Durrës. 1

Elbasan. 1

Kukës. 1

Gjirokastër. 1

Latest articles

Related articles