Nga Shpetim Axhami Kryetar i PLL
20 shkurti, Dita e kujtesës tonë kombëtare!
Si sot, 32 vite më parë, me 20 shkurt të vitit 1991, shqiptarët me mllëf antikomunist, vërshuan kunder regjimit të diktatorit hoxha, duke rrezuar bustin e tij në këtë ditë.
Duke kujtuar këtë ditë te rendesishme historike, le të kujtojme me respekt e mirënjohje të gjithë ata që gjithmone luftuan kunder këtij regjimi totalitar, për një Shqipëri pa komunizem.
Te kujtojme dhe përulemi para atyre që u sakrifikuan deri në vetmohim, para atyre qe sot nuk ju gjenden as eshtrat dhe nuk kane nje varr të tyre.
Te kujtojme dhe të përulemi para atyre që u varen dhe u pushkatuan, u burgosen ne burgjet politike komuniste, u internuan dhe turturuan, por gjithmonë duke qendruar dinjitoz e të pamposhtur.
Te kujtojme, duke qenë të kujdesshëm
e të vëmendshēm para çdo tendence dhe të papriture, gjithmon kunder çdo regjimi totalitar.
Duhet të kujtojmë dhe të jemi koshient se sot, pas 32 vitesh nga kjo ditë e rrëzimit të bustit të doktatorit Hoxha, shumica prej shqiptarëve mbeten të zhgënjyer, në shumë drejtime, për çfarë pritej dhe si rodhën ngjarjet deri ku dhe gjendemi sot.
Prandaj, është detyrim i cilitdo prej nesh, kjo duke u nisur nga gjendja aktuale, nga kush dhe si qeverisemi, si janë zhvilluar situatat politike, ekonomike dhe sociale tek ne, të vetëndergjegjësohemi për t’u bërë pjesë e një politike dhe drejtimi ndryshe, per një Shqipëri të zhvilluar dhe të integruar në BE.