Ditën e sotme Berisha zhvilloi një konferencë me gazetarët. Në mbledhje merrnin pjesë disa deputetë që janë dhe drejtues qarqesh.
Ajo që ra në sy sot ishte fakti se Berisha dukej i tronditur, i pafuqishëm dhe i dorëzuar. Ai përmendi disa herë se Rama nuk ikën, se ai nuk mundet me votë dhe se regjimi nuk mposhtet.
Këto fraza të Berishës vijnë pasi Berisha pa pjesmarrjen e dobët në protesta dhe u bind se nuk mund të ketë asnjë lloj revolucioni të pompuar me fyrmë anti-amerikane.
Të thuash në prag zgjedhjesh që kundërshtari nuk mundet me votë, është lajmi më i keq që sot morën demokratët.
Ata tashmë e dinë se nuk e kanë një lider që ta mundë Edi Ramën.
Por me çfarë mënyrash do ta mundë Berisha Edi Ramën?
Këtë prisnin të dëgjonin sot demokratët dhe mediat, por Berisha i zënë ngushtë tha se media duhet të dalë jashtë se ai do të bisedonte me krerët e qarqeve. Le të presim në vijim nga kjo mbledhje përgjigjen përfundimtare, sepse të gjithë demokratët sot kanë një pyetje për Sali Berishën; Zoti Berisha! Si do ta rrëzosh Edi Ramën, nëse tek vota i paska humbur shpresat?