E çuditshme por e vërtetë.
Ka mjaftuar një dalje e Lulzim Bashës, krejt normale si ish minister i jashtëm me kontribut dhe lidhje të veçantë me Kosovën për të treguar edhe një herë aleancë sekrete Rama-Berisha-Meta. Gazetarë, analist të paguar nga Rama-Meta-Berisha nxituan të komentonin me forma dhe menyra të ndryshme daljen e Bashës. Në fund të fundit dhe ish zytari i FBI MCgonigal nuk bëri më shumë se këta, edhe ai njësoj si keta mori lekë për të sulmuar Lulzim Bashën, me dëshmi të rreme.
Kjo në fakt tregon frikën e tyre nga Basha asgjë më shumë. Sepse sot është njeriu që u faktoi shqiptarëve trekëndëshin e Bermudës. Ata u panë qartë edhe me 6 mars se si Rama i dha Berishës Doshin, Qifen dhe Dakon në këmbim do ti marrë tashmë Shkodrën. Ata e dine që Basha është kërcënimi i tyre, deri dje e mbanin njëri tjetrin por sot që paktin ua prishën amerikanët kanë shumë të drejtë të kenë frikë.
Një i padeshiruar i shpallur dhe dy në pritje për tu shpallur non grata nga amerikanët, të tre me dosje të nxehta në SPAK në pritje për tu hetuar e gjykuar, nuk mbrojnë më as veten e aq më pak njeri tjetrin.
Prandaj janë tmerruar dhe nga një dalje normale për Kosovën dhe kanë turrur mercenarët në atë që tashme e di gjithë bota, pagesa për të sulmuar Lulzim Bashën.