Filmi “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” ka fituar çmimin prestigjioz britanik BAFTA. Bazuar në romanin e vitit 1928 të autorit gjerman Erich Maria Remarque për tmerret e Luftës së Parë Botërore nga këndvështrimi i një ushtari të ri gjerman, drama e Netflix kishte kryesuar nominimet, me 14 në total, duke e bërë atë një nga filmat më të njohur jo në gjuhën angleze në historinë e BAFTA-s. Teksa pranoi çmimin për filmin më të mirë producenti Malte Grunert shpjegon në fjalimin e tij se për çfarë ka të bëjë filmi.
“Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” tregon historinë e një të riu, i cili, i helmuar nga propaganda nacionaliste politike e djathtë, shkon në luftë duke menduar se është një aventurë dhe lufta është gjithçka tjetër veçse një aventurë.
Aktori Austin Butler fitoi çmimin e aktorit kryesor për portretizimin e artistit Elvis Presley-t në filmin “Elvis”. Teksa pranoi çmimin aktori nuk harroi të falenderonte edhe rolin që luajti familja e këngëtarit në rolin e tij.
“Dua të falenderoj familjen Presley. Nuk mund t’ju falenderoj mjaftueshëm për dashurinë tuaj dhe që ndatë me mua se kush ishte Elvisi me të vërtetë. Shpresoj tju kam bërë krenarë. Kjo do të thotë bota për mua.