Lita: Shteti nuk e do të gjallë Vis Martinajn. Oficeri i policisë ka qepur gojën

Gazetari Lavdrim Lita deklaroi se shkarkimi i Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, lidhet me çështjen e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Lita u shpreh se pasi Jeton Lami i rrëfeu Nanos bashkëpunimin e tij me Martinajn, e kuptoi që pas shkarkimit të këtij të fundit, duhej të heshte.

Kjo pasi Lami kuptoi se shteti nuk e do të gjallë Ervis Martinajn.

“Familjarët, partnerët e biznesit dhe shokët e Ervis Martinajt janë ekzekutuar në disa atentate, deri te djali i xhaxhait të tij, i cili bashkë me dy të tjerë u ekzekutua në autostradë.

Pra, Jeton Lami, pasi ka rrëfyer për dy orë të gjithë komunikimet dhe bashkëpunimin me Ervis Martinajn, drejtorit të policisë, Gledis Nano dhe më pas është shoqëruar në qeli, ka kuptuar që Gledis Nano është shkarkuar dhe ka kuptuar që duhet të qepë gojën dhe të mos bashkëpunojë me policinë apo drejtësinë.

Ka vënë re që shteti nuk e do të gjallë Ervis Martinajn. Prokuroria e Kurbinit e kërkon për të zhdukur, SPAK-u e kërkon si person që i fshihet drejtësisë”, theksoi ai.

Latest articles

Related articles