Interi nis bisedimet me përfaqësuesit e Marcus Thuram

Marcus Thuram vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij, pasi në fund të sezonit do të largohet nga Borussia Moenchegladbach.

Sulmuesi francez po kalon muajt e fundit te klubi gjerman pasi i përfundon kontrata dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

25-vjeçari këtë edicion ka shpërthyer ku në 20 ndeshje zyrtare ka realizuar 14 gola e ka asistuar në katër të tjerë.

Shumë skuadra janë vënë pas yllit francez, por tani edhe Interi ka nisur bisedimet me agjentët e futbollistit.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Neroazzurët nuk do ta blejnë përfundimisht Lukakun dhe Thuram po shihet si zëvendësuesi perfekt i belgut.

Agjentët e futbollistit janë në bisedime edhe me Atletico Madrid e Arsenalin dhe po analizojnë ofertën më të mirë.

Latest articles

Related articles