Prej 1 maj-it të 2023 gjykata e Kurbinit do të zhvendoset në Lezhë sipas hartës së re gjyqësore.
Tashmë Gjykatës së Lezhës, një godine më e vogël se ajo e gjykatës së Kurbinit do ti shtohen rreth 1600 çështje duke krijuar kaos dhe vonesa në dhënien e vendimeve.
Elton Laska, Kreu i dhomës së avokatisë Lezhë tregon disa nga problematikat që do të hasen me bashkimin 2 gjykatave në një të vetëm në Lezhë.
Zhvendosja e gjykatës sipas Laskës do ti penalizojë ndjeshëm banoret e Kurbinit gjithashtu ai shton se me zhvendosjen e gjykatës kriminaliteti në zonë do të rritet.
Duke parë fluksin e lartë të çështjeve gjyqësore, thekson faktin se 2 gjykatat mund të funksionojnë me dy dhoma të ndara në atë penale dhe civile.