Ka humbur jetën ish-futbollisti i Chelsea, trupi gjendet nën rrënoja 12 ditë pas tërmetit

Ish-futbollisti i Chelsea dhe Newcastle, Christian Atsu, i cili luante për Hatay të Turqisë, ka humbur jetën nga tërmeti, ka bërë të ditur menaxheri i tij Murat Uzunmehmet.

Siç tha Uzunmehet në Twitter, trupi i tij u gjet nën rrënoja, 12 ditë pas tërmetit.

Atsu, i cili ka luajtur 65 ndeshje për kombëtaren e Ganës, ka lindur në vitin 1992 dhe vetëm pak orë para tërmetit shënoi golin e fitores së Hatay kundër Kasimpasa.

Në një moment kishte informacione se ai ishte gjetur, madje e kishte bërë të ditur klubi, por rezultoi se nuk ishte e vërtetë.

Latest articles

Related articles