ANALIZA | Ringjallja e regjimeve autoritariste

Nga Ermal Xhelilaj

Liria dhe të drejtat e njeriut, pluralizmi politik dhe demokracia në përgjithësi në rajonin e trazuar të Ballkanit, veçanërisht në shtetet me sistem demokratik problematik dhe ato në tranzicion si Shqipëria, Serbia apo Turqia, po përballen me një kërcënim serioz. Kundërshtarët me pushtet të demokracisë liberale, një formë qeverisjeje në të cilën të drejtat e njeriut njihen e respektohen dhe çdo individ gëzon të drejtën kushtetuese të trajtimit si i barabartë para ligjit, kanë shtuar përpjekjet e tyre për të dobesuar apo dhe neutralizuar sistemin demokratik klasik dhe atë liberal. Rikthimi i parlamentarizmit monist, disbalancimi i pushtetit ekzekutiv, ligjvënês e gjyqësor janë simptomat e para të një regjimi autokratik në progres.

Regjimet autoritare në këtë rajon janë bërë më efikase e produktive për të amortizuar apo anashkaluar normal ligjore, rendin kushtetues dhe institucionet demokratike që ofrojnë mbrojtje për të drejtat themelore të njeriut dhe pluralizmin politik. Në këto regjime autoritare me probleme të thella në korrupsion, të drejtat e njeriut, shtetin e së drejtës, propagandën e mungesën e mediave të lira etj, politikanët me pushtet kanë shfrytëzuar vakumin ligjor dhe tranzicionin e sistemit demokratik duke disbalancuar politikën kombëtare dhe promovuar autoritarizëm, urrejtje dhe pushtet absolut të kultit të individit-lider në pushtet.

Shtete të tilla që gjatë tranzicionit 30 vjeçar politik kanë qenë të dibalancuara në hapësirën tranzicionale të sistemit poltik mes demokracisë dhe autoritarizmit, tashmë po anojnë qartazi drejt regjimeve autokratike. Sistemi ndërkombëtar dhe institucionet e BE-së ndodhen në një krizë politike dhe problematika ekzistenciale apo kontroversale, dhe nëse forcat demokratike opozitare dhe gardianët ndërkombëtar të demokracisë nuk bashkëpunojnë për të garantuar demokracinë dhe liritë e të drejtat e njeriut, modeli i regjimeve autokratike fatkeqësisht do të mbizotêroj.

Latest articles

Related articles