Presidenti i SHBA-së Joe Biden uron presidenten kosovare Vjosa Osmani për Ditën e Pavarësisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, i ka dërguar letër urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, transmeton Anadolu.

Siç njofton Presidenca, Osmani ka pranuar letër urimi nga Biden me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë.

“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira për ju dhe popullin e Kosovës, gjersa shënoni 15-vjetorin e pavarësisë së vendit tuaj. Përgjatë viteve të fundit, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë forcuar institucionet demokratike për të ofruar në mënyrë të barabartë efektive qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe mundësi për qytetarët në të dy vendet tona”, ka shkruar Biden.

Ndër të tjera, Biden ka shprehur edhe mbështetje për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike, si dhe për procesin e dialogut me Serbinë.

“Mirëpresim miratimin tuaj të propozimit të Bashkimit Evropian (BE) për normalizim, me qëllimin përfundimtar të njohjes reciproke, i cili do të ndihmonte në sigurimin e një të ardhmeje më paqësore dhe prosperuese për popullin e Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar presidenti amerikan Biden.

Latest articles

Related articles