Avokati i deputetit të Partisë Demokratike Agron Shehaj ka folur në lidhje me incidentin që ka ndodhur në biznesin e klientit të tij. Orion Nallbati ka sqaruar se forcat e policisë ditën e djeshme janë paraqitur pranë biznesit te deputetit Shehaj pa asnjë dokument ligjor dhe kanë vendosur një shirit. Bëhet e ditur se sot ata kanë nxjerrë jashtë punonjësit dhe kanë shoqeruar në komisariat shefin e IT.
‘Ngjarja ka fillur që në dhjetor, dje janë paraqitur forcat e rendit, pa asnjë dokument ligjor, kanë bërë ca verifikme, mbasdite kanë ardhur sërish dhe kanë vendosur një shirit. Ky shirit më pas është hequr. Sot kanë “mësyrë” në ambientet me letra bakall dhe kanë nxjerrë me dhunë psikologjike të gjithë punonjësit, asnjë punonjës nuk ndodhet brenda ambienteve të këtij biznesi. Kemi marrë kontakte me oficerë të policisë. Tani jemi duke pritur se cfarë do të ndodhi.’-tha Nallbati.