“Mirënjohje UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë”, Presidenti Begaj flet në Kuvendin e Kosovës për 15 vjetorin e Pavarësisë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një fjalë të mbajtur në foltoren Kuvend, duke theksuar se Shqipëria do të jetë gjithmonë në krah të saj. Kreu i shtetit shqiptar shprehu mirënjohjen për Adem Jasharin dhe luftëtarët e UÇK-së që sollën lirinë.

Në fjalën e tij, presidenti Bajram Begaj u ndal dhe te dialogu me Serbinë dhe u shpreh se Kosova është shtet i lirë e i pavarur, sido që të veprojë Beogradi zyrtar.

“Në këtë ditë të shënuar, me mirënjohje kujtojmë Adem Jasharin, UÇK, luftëtarët e lirisë që edhe sot na frymëzojnë për të mbrojtur të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e një kombi. Kërkojmë sot liderin e forcës së durimin, shqiptarin që çoi përpara kauzën e Republikës së Kosovës dhe ruajti paqen, kujtojmë presidentin Rugova, president i paqes në rajon.

Ju uroj sukses e hapa sa më të shpejtë për anëtarësim në NATO dhe organizata të tjera. Kosova është shtet i lirë e i pavarur, sido që të veprojë Serbia. Qeveria serbe nuk është distancuar nga agresori dhe as ka ndaluar aktivitetin e saj kundër njohjes së republikës së Kosovës.

Serbia duhet të bashkëpunojë me Kosovën për stabilitet dhe ruajtjen e paqes në rajon. Ne ballkanasit nuk jemi larg njëri-tjetrit po jemi shembull që distancat s’janë as kriter as pengesë për t’ju gjendur pranë njerëzve e popujve. Gëzuar ditën e pavarësisë së Kosovës, shtet përjetë”, u shpreh Presidenti Bajram Begaj.

Latest articles

Related articles